Të Paktën 12 Viktima Nga Mbytja E Një Trageti Në Bangladesh
DAKA, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën dymbëdhjetë persona humbën jetën sot, ndër të cilët dhjetë fëmijë dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas mbytjes së një trageti i tejmbushur me pasagjerë në verilindje të Bangladeshit, njoftuan pak më parë autoritetet zyrtare.
Aksidenti ndodhi në distriktin Sunamganj, rreth 140 kilometra në veri të kryeqytetit Daka, deklaroi për AFP-në shefi i distriktit Kamrul Alam.
"Deri tani janë rikuperuar trupat e gjashtë nxënësve, të katër fëmijëve të një moshe shumë të vogël dhe të dy femrave", shtoi ai, ku theksoi se trageti ishte i tejmbushur.
''Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, ndërkohë shumë pasagjerë të tjerë janë deklaruar të zhdukur'', u shpreh zyrtari.
Aksidentet e anijeve janë të shpeshta në Bangladesh, vend që numëron rreth 230 lumenj, për arsye të normave t sigurisë që nuk zbatohen plotësisht, kryesisht lidhur me numrin e kufizuar të personave që duhet të transportojnë anijet./
/i.p/