Tiranë, 8 qershor, NOA – Përmes diplomacisë parlamentare, marrëdhëniet mes Rumanisë dhe Shqipërisë mund të nxiten edhe më tej.
Një fakt i tillë u vu në dukje gjatë takimit të përbashkët që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi me presidentin e Rumanisë, Trajan Basesku.
“Ishte pikërisht në Bukuresht ku Shqipëria mori ftesën për në NATO, - i tha atij kryetarja e Kuvendit, - dhe për ne vendi juaj, anëtar i BE-së dhe NATO-s, është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë”.
Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe me Rumaninë, kryetarja e parlamentit shqiptar Jozefina Topalli dhe presidenti rumun Trajan Basesku ndanë mendimin se janë kohërat ku parlamenti ka marrë një rol thelbësor në vendimmarrjen jo vetëm kombëtare, por edhe atë europiane, si një faktor kyç dhe element thelbësor i politikës ndërkombëtare.
n.e/NOA