Tiranë, 8 qershor, NOA – Ministri i Brendshëm ka akuzuar sot Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama se ka krijuar një situatë të papranueshme në trafikun e kryeqytetit. Ai u shpreh se menaxhimi i trafikut është një detyrë e pushtetit vendor.
Deklarata e Ministrit Basha u bë gjatë një takimi për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Basha ka kritikuar përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës për mungesë korrektësie në hartimin e projekteve.
Basha ka kërkuar nga Bashkia që ta marrë kompetencat e saj dhe të punoj për qytetarët.
“Në të kundërt, i siguroj ata, siç ju siguroj edhe ju, që qeveria qendrore, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, nuk do të rrinë më duarkryq dhe ta lënë çështjen të kalojë në një konflikt të hapur mes qytetarëve dhe të zgjedhurve vendorë.
Shpresoj që puna mos të vijë deri këtu”, tha ai.
Basha shtoi se do të veprojmë për të zhbllokuar këtë situatë të papranueshme, “tërësisht joeuropiane, të paqytetëruar dhe me efekte negative për imazhin dhe për realitetin e sezonit turistik, të cilin e presim me shumë kënaqësi të fillojë në Tiranë dhe kudo tjetër në Shqipëri”.
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha u ka bërë thirrje dhe gjithë drejtuesve të njësive të pushtetit vendor që me nisjen e sezonit turistik të marrin të gjitha masat për të krijuar pushtetet e nevojshme për turizmin. Ai tha se mbështatja nga pushteti ekzekutiv nuk do t'u mungojë.Ministri Basha, gjatë takimit u ndal në sistemin e adresave dhe në organizmin e një emërtimi korrekt për të gjitha rrugëve.
m.xh/NOA