English

Urgjent – Hedhja nga pallati e gruas te “21 Dhjetori”, arrestohet si nxitës 33-vjeçari

Tiranë, 8 Qershor 2010 NOA – Gruaja që humbi jetën mbrëmë te “21 Dhjetori” pas rënies nga kati i tetë i pallatit në të cilin banonte, ishte një vetëvrasje e nxitur nga një 33-vjeçar. Këtë e konfirmoi zyrtarisht pak çaste më parë, policia e Tiranës, në një komunikatë për media.

“Specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në sajë të një punë operative – investigative bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e shtetasit Fatmir Ahmet Frisku, 33 vjeç, lindur ne Burrel dhe banues ne Tirane, i denuar më parë për armë mbajtje pa leje.

Arrestimi i të riut, u bë sepse dyshohet se rreth orës 19.00 të ditës së djeshme në banesën e tij, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj një shtetase 44 vjeçare.

Për pasojë, 44 vjeçarja Fraleta Qani Trataraj është hedhur nga kati i 4 -të i banesës së shtetasit Fatmir Frisku, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga hetimet e kryera rezultoi se e ndjera dhe i dyshuari, kishin pak ditë që ishin njohur përpara ngjarjes, ku 33 vjeçari pas qëndrimit në banesën e tij, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike duke shkaktuar vetëvrasjen e 44-vjeçares Fraleta Tartaraj, me banim në Kurbin-Lac.

Policia tha se materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 Kodit Penal.

r.n/NOA

KOMENTE