Johanesburg, 10 qershor 2010 NOA - Diego Armando Maradona ka mbyllur seancën e fundit stërvitore, të ekipit të tij në një mënyrë tepër të veçantë. Ai zhvilloi një ndeshje midis dy ekipeve të përbëra nga lojtarët e përfaqësueses argjentinase, ku fituesi i saj do të merrte një “shpërblim” nga rezultati.
Kështu vetë tekniku, së bashku me lojtarët e skuadrës humbëse, janë rreshtuar në linjën e portës duke u kthyer shpinën pjesës tjetër të skuadrës dhe janë vënë në shënjestër pikërisht nga fituesit e ndeshjes.
{youtube}8n2L6QqILK0{/youtube}
Të “dënuarit” u qëlluan nga një mori topash duke marrë goditje tepër të forta, ku nga lojtarët e shënjestruar mund të përmendim mesfushorin Javier Mascherano, i cili si pasojë dhe u rrëzua.
Disa nga fituesit nuk kanë dashur të qëllojnë shokët e tyre duke e çuar topin në drejtim të rrjetës.
Menjëherë pas përfundimit të këtij “dënimi”, Maradona së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve kërkuan të reagonin por, si mbyllje e kësaj seance stërvitore mbeten vetëm të qeshurat e një grupi lojtarësh, të cilët po krijojnë me të vërtetë një skuadër tepër kompakte dhe solide për fitimin e Botërorit Afrikë e Jugut 2010.
r.b/NOA