Pukë, 9 qershor, NOA – Një pakujdesi e vogël teksa priste dru me motosharrë i ka kushtuar jetën një 44 vjeçari. Bëhet fjalë për shtetasin Gjon Peraj, lindur dhe banues në fshatin Mesul, Komuna Gjegjan e rrethit të Pukës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një vend larg zonave të banuara. Sipas policisë Peraj ka qenë duke prerë dru me motosharrë në vendin e quajtur “Pyjet e Munellës”, afër fshatit Mesul.
Mendohet se një pakujdesi gjatë prerjes së trupave të pemëve ka bërë që 44 vjeçari të dëmtohet në mënyrë serioze për jetën.
Policia sqaron se janë marrë menjëherë masat për të dërguar të dëmtuarin në Spitalin Ushtarak Tiranë. Për këtë qëllim Ministria e Shëndetësisë ka dërguar dhe nj helikopter.
“Por me gjithë ndihmën e dhënë ka gjetur vdekjen gjate rrugës për në Spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
m.xh/NOA