Tiranë, 9 qershor, NOA - ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura dhe në gjini”. Kjo është akuza që rëndon mbi 39 vjeçarin Genc Xhezan Mullaymeri.
Ai është arrestuar sot nga Policia e Tiranës në Vaqarr. Për të ruajtur anonimatin e viktimave me të cilat ka abuzuar Mullaymeri, Policia e Tiranës nuk jep detaje mbi ngjarjet.
Ndërkohë që njoftimi i policisë saktëson se për 39 vjeçarin ka pasur që më parë një urdhër arresti.
Arrestimi i tij është bërë nga specialistët e seksionit Kundër Marrëdhënieve Seksuale me Dhunë.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për konsumim të veprës penale të ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura dhe në gjini”, thuhet në njoftimin e policisë.
m.xh/NOA