Axhenda Për Ditën E Mërkurë, 9 Qershor
Ora 09.00 - Kryeministri Berisha do të zhvillojë një vizitë në Fushë Krujë, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e Shkollës 9 vjeçare nr. 1.
Ora 09.00 - Në Gjykatën e krimeve të Rënda zhvillohet seanca e radhës e procesit në ngarkim të Aldo Bares.
Ora 09:30 - Avokati i Popullit dhe Keshilli i Evropës organizojnë në Hotel "Tirana Internacional" seminarin me teme "Roli i Mekanizmave Kombetare ne Parandalimin e Tortures dhe te Keqtrajtimeve nga Policia".
Ora 11:00 - Zhvillohet mbledhja e Këshillit të Ministrave.
Ora 11.00 -Drejtori i Pergjithshëm i OST, Ymer Balla, do të japë një konferencë për shtyp në ambientet e Operatorit te Sistemit te Transmetimit
Ora 15.30- Përurohet pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës laboratori i Teknologjisë së Informacionit, mbështetur nga kompania e telefonisë "Eagle Mobile".
Ora 18:00- Ne Akademinë e Shkencave promovohet në shqip libri "Ilirët- nga Bardhyli, tek Genti", me autor Prof. Pierre Cabanes, botim i "CARPE DIEM".
Ora 18:30- Në MTKRS organizohet ceremonia e dekorimit të z.Dedin Suli nga Presidenti i Republikës me urdhirn "Naim Frashëri i Artë".
Ora 19:00 - Ne Galerinë Kombetare te Arteve çelet ekspozita e piktorit Pashk Përvathi
KOSOVË
Ora 10:00 -Takimi i pestë i Këshillit Ministror për Integrimin Europian. Diskutohet kontributi i Kosovës për Raportin e Progresit 2010, si dhe sfidat e Raportit të Progresit dhe zbatimi i Planit të Veprimit të Partneritetit Europian.
Ora 10.00 - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni, pret ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Samuel Zbogar, i cili mbërrin për vizitë në Prishtinë.
Ora 11:00 - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pret z. Samuel Zbogar, ministër i Punëve të Jashtme të Sllovenisë.