Tiranë, 9 qershor, NOA - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financoj studimin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas.
Kjo gjë është konfirmuar sot nga Drejtori për vendet e Ballkanit Perëndimor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Claudio Viezzoli, gjatë takimit me Kryeministrin Sali Berisha.
Kryeministri Berisha e ka falënderuar i për këtë vendim të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe i kërkoi i ka kërkuar Viezzolit mundësinë e zgjerimit të këtij studimi, në mënyrë që të përfshijë dhe zonën e Golemit.
Nga ana tjetër Berisha ka shprehur dhe vlerësimin për mbështetjen që BERZH ka dhënë për financimin e projekteve, në sektorë me rëndësi për ekonominë shqiptare, të shtrira kryesisht në transporte dhe energji.
Berisha përmendi projektin e rehabilitimit të rrugës Fier – Tepelenë, projektin e zhvillimit të rrugëve bashkiake, projektin e rrugës Levan – Vlorë, projektin e rrugëve rajonale dhe lokale, projektin e nënstacioneve të transmetimit të energjisë, projektin e TEC-it të Vlorës dhe projekti e Portit të Durrësit.
Nga ana tjetër, Kryeministri Berisha i bëri të njohur Viezzolit angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare, për zgjidhjen e fillimin të realizimit të projektit të unazës së Tiranës, duke e vlerësuar si një nga projektet shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe të kryeqytetit, por edhe si një projekt në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
m.xh/NOA