English

Bruksel - Lajcak Propozon Konferenca Të Rregullta Të Be-Së Për Ballkanin

BRUKSEL, 9 qershor /ATSH-MIA/ - Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Miroslav Lajcak paralajmëroi sot në Bruksel se në mbledhjen e ardhshme të shefave të diplomacive të BE-së në Luksemburg do të propozojë takime të rregullta të Unionit me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, këto bisedime duhej të organizoheshin çdo dy vjet në nivel ministror. Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor vetëm Kroacia negocion me BE-në për anëtarësim. Aktualisht, BE po debaton për vendosjen e funksionit për deputetin e posaçëm për shtetet e Ballkanit Perëndimor./ a.jor.
KOMENTE