Clinton: Sanksione Të Rënda Kundër Iranit
KUITO, 9 qershor /ATSH-ANSA/ - "Sanksionet e reja që do të votojë sot Këshilli i Sigurimit të OKB-së, janë më të rëndat për Iranin deri sot", deklaroi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, nga kryeqyteti i Ekuadorit në prag të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit që do të votojë për serinë e katërt të sanksioneve kundër Iranit për programin bërthamor, të cilin perëndimorët dyshojnë se Teherani po e përdor për qëllime ushtarake.
Ndërsa ambasadorja amerikane në OKB deklaroi se "këto sanksione do të kenë një ndikim real".
/e.v/