English

E teproi me iaçe, në koma i sëmuri mendor

Pogradec, 9 Qershor, NOA – Një person ka gëlltitur një grusht të tërë me ilaçe duke i shkaktuar trupit të tij një gjendje të rëndë shëndetësore, aq sa tani gjendet në koma pranë repartit të reanimacionit.

Bëhet fjalë për një 34-vjeçar me emrin H. Pere, nga fshati Stavraj i Librazhdit, i cili siç bëjnë me dijeni forcat e policisë së Pogradecit, është gjendur buzë liqenit i shtrirë dhe në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se ai është gjendur konkretisht në fshatin Udenishtë të Pogradecit, ndërsa për të raportohet se vuante nga sëmundje mendore.

Duket se pikërisht kjo ka qenë arsyeja e vërtetë që ai ka konsumuar një masë të madhe tabletash me mbishkrimin Amitriptiline, të cilat i kanë shkaktuar edhe efektin përkeqësues të shëndetit të tij, duke e futur në gjendje kome.

Tashmë ai rezulton i shtruar në reanimacionin e spitalit të Pogradecit, ndërsa nga kontrolli i ushtruar mjekësor rezulton se ai është përkeqësuar vetëm për shkak të marrjes së tabletave të lartpërmendura, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij.

Mjekët janë duke bërë ç’është e mundur për të shpëtuar jetën e 34-vjeçarit, ndërsa materialet për këtë rast i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE