English

Ekon - Brukseli: Ritme Të Shpejta Për Të Ardhmen E Legjislacionit Për Disa Produkte Të Derivuara

BRUKSEL, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian po punon me ritme të shpejta mbi të ardhmen e legjislacionit për disa produkte të derivuara dhe për shitjen e tyre, përgatitja e të cilit është në fazën finale, theksoi sot Komisioni Evropian. "Komisioni po punon me ritme të shpejta, por duhet të ketë përgatitjen e nevojshme'', theksoi zëdhënësja e komisionit, Pia Ahrenkilde Hansen. "Përsa i përket produkteve të derivuara dhe shitjeve, ne jemi në fazën finale të përgatitjes së propozimeve tona", theksoi ajo duke shtuar se për të dy rastet, Brukseli do të nisë javën e ardhshme bisedimet dhe më pas do të prezantojë propozimet konkrete gjatë verës. Në një letër të bërë publike sot, presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkuan që Brukseli të përshpejtojë punimet mbi rregullimin e tregjeve financiare./ /ec/ a.jor.
KOMENTE