Energjia - Bp: Konsumi Botëror Në Vitin 2009 1.1 Për Qind Më Pak, Rënia E Parë Që Prej Vitit 1982
ROMË, 9 qershor /ATSH-ANSA/ - Konsumi i energjisë ka pësuar rënie në vitin 2009 me 1.1 për qind në nivel global, njoftoi sot kompania britanike e naftës BP (British Petroleum), në raportin e saj vjetor për energjinë, në të cilin theksohet se reduktimi i konsumit të energjisë është një ngjarje tepër e rrallë që nuk ndodhte prej vitit 1982.
Në veçanti kërkesa në vendet e industrializuara të OCDE-së pësoi një rënie me 5 për qind, me një konsum energjie më të vogël se dhjetë vjet më parë. Ndërsa për vendet në zhvillim është shënuar një rritje e kërkesës me 2.7 për qind, kryesisht nga Kina.
Për sa i përket vitit 2010, sipas parashikimeve të OPEC-ut, do të ketë një rritje të kërkesës ndërkombëtare për naftë me 0.95 milionë fuçi në ditë, gjithsej me 85.4 milionë fuçi më shumë në ditë.
/e.v/