English

Ferizaj, dy zyrtarë të Gjykatës së Shtërpcës në pranga

Prishtinë, 9 Qershor, NOA – Ndërsa revanshi EULEX, për çrrënjosjen e korrupsionit dhe krimit brenda institucioneve të larta të Kosovës vazhdon pandërprerë, policia e Ferizaj ka vënë në pranga sot dy zyrtarë për korrupsion e shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

Dhe kur pritet që drejtësia kosovare të dënojë korrupsionin nga policia e Kosovës, mësohet se dy të dyshuarit për korrupsion të arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Kosovës (DHKEK) janë zyrtarë të gjykatës së Shtërpcës, të cilët kanë shpërdoruar postin dhe falsifikuar dokumente.

Administratori i gjykatës së Shtërpcës Hazir A. i datëlindjes 1965 dhe referenti ekzekutiv i po kësaj gjykate Nuredin H. 41 vjeç, janë dy të arrestuarit të cilët gjatë vitit 2009, për të përfituar në mënyrë të paligjshme kanë vërtetuar kontrata të shitblerjes së pronave, të cilat nuk i kanë evidentuar dhe protokolluar në regjistrat e gjykatës.

Nga ky veprim i kundraligjshëm bën të ditur policia e Kosovës, të arrestuarit kanë përfituar qindra mijëra euro.

mit/NOA
KOMENTE