English

Fishë Teknike- Ecuria E Rritjes Së Pagave Dhe Pensioneve (2005-2009)

TIRANË, 9 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Qeveria do të bëjë në 1 korrik 2010 rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në historinë e vendit. Kryeministri Berisha renditi sot, në mbledhjen e Qeverisë, disa nga faktorët që ndihmojnë qeverinë të realizojë këtë premtim, në një kohë kur për shkak të krizës ekonomike botërore, të gjitha vendet e tjera kanë ulur ndjeshëm rrogat, kanë ngrirë pensionet dhe kanë hequr të gjithë stimujt e tjerë në masën 75 -100 për qind. Nga viti 2005-2009 qeveria dyfishoi pagat dhe pensionet. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Financave, paga mesatare mujore e punonjësve buxhetorë në këto vite u rrit 68%, të ardhurat pensionale u rritën nga 49 për qind në 135 për qind, sipas llojit të pensioneve. Në programin e qeverisë prioritet u është dhënë sektorëve të arsimit dhe shëndetësisë. Numri maksimal i punonjësve buxhetorë më 1 janar 2009, llogaritet në 107 mijë. Rritja e të ardhurave të pagës mesatare, pensionit të qytetit dhe fshatit në katër vite në mijë lekë: Rritja e pagave e pensioneve sipas kategorive20052009 për buxhetorët 27 45.9 për arsimtarët2346 për infermierët15 31 për mjekët21 47 pensionet e qytetit8.312.4 pensionet e fshatit 3.67.3 /s.s./
KOMENTE