English

Flotilja - Netanjahu: Izraeli Nuk Ka Asgjë Për Të Fshehur

JERUSALEM, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu konfirmoi sot se qeveria nuk ka asgjë për të fshehur mbi sulmin kundër një flotilje me ndihma nisur drejt Rripit të Gazës duke kërkuar që çdo hetim të marrë parasysh edhe përgjegjësitë e grupit ekstremist që është përplasur ushtria. "Unë, ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, ministra të tjerë dhe shefi i shtabit të përgjithshëm, Gaby Ashkenazi do të jenë të gatshëm të japin fakte pa fshehur asgjë'', deklaroi kryeministri në një konferencë ekonomike në Tel-Aviv. "Dëshiroj që të dalë e gjithë e vërteta dhe në fund të këtij hetimi të jetë e mundur t'i japim përgjigje komunitetit ndërkombëtar për pyetjet që preferon t'i shpërfillë si ajo se kush qëndronte prapa grupit ekstremist që ndodhej në anije'', shtoi ai duke iu referuar sulmit izraelit t ë1 majit ku humbë jetën nëntë propalestinezë. Ai konfirmoi se Izraeli është në bisedime me anëtarët e komunitetit ndërkombëtar përsa i përket procesit të hetimit që do të mundësojë zbulimin e fakteve të reja përsa i përket flotiljes./ /ec/ a.jor.
KOMENTE