English

Fuere:Maqedonia në axhendën e BE-së në qershor?! Nuk e di!

Shkup, 9 Qershor, NOA – Ndërsa Maqedonia pret me ankth anëtarësimin në BE, ka qenë vetë ambasadori i Bashkimit Europian, në Shkup, Ervan Fuere që ka ulur entuziasmin e qeverisë maqedonase, duke deklaruar se nuk e di nëse Maqedonia do të jetë pjesë apo jo e axhendës së diskutimeve të Këshillit të Ministrave të BE-së, që do të mbahet në 17 qershor, në Bruksel.

Dialog politik, pavarësi në pushtetin gjyqësor, dhe punonjës të kualifikuar në administratën shtetërore, janë tri kërkesat kyçe, për të cilat duhet të punojë fort qeveria maqedonase, nëse dëshiron të ketë raport progresiv në rritje me Komisionin Europian në vjeshtë.

Sipas mediave maqedonase këto janë prorositë që ambasadori Fuere i ka drejtuar qeverisë së Maqedonisë, duke e quajtur si sfidën më të madhe në vend atë të gjetjes së dialogut politik mes palëve dhe rritjen e efikasitetit të administratës publike dhe qendrore.

Ervan Fuere pohoi se meqë “qeveria maqedonase dëshiron që të fokusohet në reformat pozitive, dhe ne e përshëndesim, ndaj kërkova që duhet të ketë llogari për efikasitetin, dhe se ende duhet kohë për përmirësimin e mangësive në mirëadministrimin e reformave”.

mit/NOA
KOMENTE