English

Gates: Uashingtoni Pret Përparime Në Afganistan Deri Në Fund Të Vitit

LONDËR, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan për Mbrojtjen, Robert Gates, u shpreh sot në Londër se pret që të vërehen shenja përparimi deri në fund të vitit në Afganistan, pavarësisht numrit në rritje të viktimave. Komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, gjenerali Stanley McChrystal, është i bindur se deri në fund të vitit do të jetë në gjendje të tregojë përparime të mjaftueshme për të bërë të vlefshme strategjinë dhe për të jusfikuar kështu përpjekjet e bëra", deklaroi Gates përpara gazetarëve. /I.Pu.
KOMENTE