English

Gjykata e Hagës, Maqedonia dorëzoi kundër-argumentet ndaj Greqisë

Hagë, 9 Qershor - Përfaqësuesi i Maqedonisë në Hagë, Nikolla Dimitrov, dorëzoi sot në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë, argumentet kundër Greqisë, lidhur me kundërshtimin e emrit të Maqedonisë.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Dimitrov, tashmë hapi i ardhshëm i takon Greqisë, e cila duhet të përgjigjet rreth kësaj kundër-akuze deri më 27 tetor të 2010-ës.

Ekipi që mbron çështjen e Maqedonisë në Hagë, i përbërë nga ekspertë vendas dhe të huaj, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, kanë përpiluar këtë dokument me shumë përpikëri dhe kanë përgatitur bashkërisht raportin kundër Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtarë të Drejtësisë, nënvizon Nikolla Dimitrov.

Maqedonia ngriti padi kundër Greqisë në Gjykatën e Hagës në nëntor të vitit të shkuar me arsyetimin se Athina duke bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut mbajtur në 2008-ën në Bukuresht, se ka shkelur marrëveshjen e përkohshme dypalëshe që funksionon prej vitit 1995.

Me këtë arsyetim ra dakort edhe gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, e cila i kërkoi shtetit grek të respektojë detyrimet e marrëveshjes së parakohshme, juridikisht e detyrueshme për të dyja vendet nënshkruese.

Ndërsa Athina mbrojtjen e saj e ka bazuar në faktin se në samitin e Bukureshtit nuk kishte veto, por konsensus mes anëtarëve të NATO-s, që pranimi i Maqedonisë në Aleancë të anullohej deri në zgjidhjen e emrit të Maqedonisë.

Madje Greqia ka pohuar se ka kundër-argumente ndaj Maqedonisë, me të cilat do të dëshmojë përballë gjykatësve të Hagës se ishte Maqedonia ajo që shkeli marrëveshjen e përkohshme me Greqinë dhe jo shteti helen.

mit/NOA
KOMENTE