English

Holanda sot në zgjedhje të parakohshme për parlamentin e ri

Amsterdam, 9 Qershor, NOA – Qytetarët e Holandës dalin sot në zgjedhje të përgjithshme për të zgjedhur parlamentin e ri të vendit të tyre.

Sipas sondazheve paraprake, parashikohet që fitues i këtij procesi elektoral të jetë Partia Liberale, e cila ka bërë fushatë për shkurtime të thella të buxhetit, për një qeveri më të vogël dhe më pak të mira për emigrantët.

Këto votime në fakt janë të parakohshme, pas shpërbërjes së koalicionit së qendrës së djathtë të kryeministrit Jan Peter Balkenende, si pasojë e zënkave për misionin në Afganistan.

n.e/NOA

KOMENTE