English

Imami në SHBA, takime me zyrtarë të lartë të NATO-s

Uashington, 9 Qershor, NOA - Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadrin e një vizite zyrtare qëllimi i së cilës është bisedimi mbi çështje që kanë të bëjnë me transformimin e NATO-s.

Ai ka parashikuar kështu, një vizitë në Komandën e Aleancës në Norfolk të Virginias, e cila ndjek njëkohësisht transformimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

"Ne këtë vit jemi përfshirë në ridislokimin e të gjithë forcës sonë të armatosur, në organizimin e saj, në reformën e shërbimit të inteligjencës ushtarake, në reformën e ministrisë së mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Ne konsiderohemi si vend i rëndësishëm në NATO sepse së pari vendimet merren nga të gjithë anëtarët me konsensus”, ka bërë me dijeni Imami për mediat.

Duke shtuar se edhe fjala e Shqipërisë ka vendin e saj të rëndësishëm.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se ai është takuar edhe me ish-senatorin Chuck Hagel, shef i këshillit për inteligjencën e huaj pranë presidentit Obama.

Ai ka deklaruar se pjesëmarrja e Shqipërisë në NATO kontribuon në përpjekjet për të garantuar siguri dhe qëndrueshmërinë në njërin prej rajoneve historikisht të paqëndrueshëm të botës:

"Mendoj se të gjitha vendet e anëtare të NATO-s janë shumë të kënaqura që Shqipëria është në Aleancë, sepse kjo vërtet përfaqëson një stabilitet dhe siguri të cilën nuk e kemi parë më përpara. Shqipëria do të luajë një rol shumë të rëndësishëm ndërkohë që gjen vendin e saj në NATO. Aftësitë e saj do të rriten. Ajo do të gjejë rrugë të reja të sofistikuara për të marrë pjesë”, mësohet të jetë shprehur Hagel.

n.e/NOA

KOMENTE