Indi - Të Paktën 21 Të Vdekur Nga Një Aksident Automobilistik
NJU DELHI, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 21 persona, të cilët ishin të pranishëm në një ceremoni martesore në lindje të Indisë, mbetën të vdekur sot në një aksident rrugor kur automjeti me të cilin udhëtonin u përplas dhe doli nga rruga, sipas agjencisë së lajmeve 'Press Trust of India', (PTI).
Rreth 18 pasagjerë mbetën të vdekur në vend dhe tre të tjerë humbën jetën në spital si pasojë e plagëve të rënda, sipas PTI, e cila citonte policinë e Jharkhand.
Drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe autobusi doli nga rruga, sipas një zyrtari të policisë lokale i cili citohej nga agjencia indiane.
Mbi 20 persona të cilën ndodheshin po ashtu në autobus mbetën të plagosur./
/i.p/