Iran - Bërthamore - Shba, Francë, Rusi I Kthejë Përgjigje Iaea-S
VJENË, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Shtetet e Bashkaura, Franca dhe Rusia i kthyen përgjigjen zyrtare Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore lidhur me marrëveshjen për shkëmbimin e uraniumit të arritur mes Iranit, Turqisë dhe Brazilit, njoftoi sot në Vjenë një diplomat i afërt me IAEA-n.
Drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, japonezi Yukiya Amano, u takua sot në mëngjes me përfaqësues të tre vendeve, të cilët i dorëzuan përgjigjet zyrtare, deklaroi diplomati i cili preferoi të mbetej anonim.
Tre letra veç e veç si dhe një dokument i përbashkët iu dorëzuan IAEA-s, shtoi ky burim.
Meqë nuk dihen detajet e kësaj përgjigjeje, diplomati njoftoi se letrat dhe dokumenti i përbashkët pasqyrojnë shqetësimet e Uashingtonit, Moskës dhe Parisit lidhur me marrëveshjen tripalëshe Iran-Brazil-Turqi.
Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca, të quajtura gjithashtu edhe grupi i Vjenës, kanë propozuar në tetor të vitit 2009, nën mbikëqyrjen e IAEA-s, një procedurë shkëmbimi të uraniumit të varfëruar kundrejt uraniumit të pasuruar, propozim të cilin Teherani nuk e pranoi.
Dorëzimi i përgjigjes së tre fuqive të mëdha bëhet ditën kur Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) pritet të shprehet lidhur me një rezolutë që do të ndëshkojë për të katërtën herë Iranin për mospranimin e ndalimit të programit të tij bërthamor të pasurimit të uraniumit.
/I.Pu.