Durrës, 9 Qershor, NOA /Milena Selimi - Në kuadër të stinës së madhe të veprimtarive “Italia dhe Shqipëria 2010-Dy Popuj, Një Det, Një Miqësi”, të shtunën më 12 qershor në sheshin Taulantia në Durrës do të organizohet në orën 22.30 Italo Dance Festival.
Menjëherë pas ndeshjes Angli-SHBA, ky festival i muzikës së sotme modern do të ‘ndezë’ sheshin Taulantia me muikën më të mirë të kohës.
Për Shqipërinë direkt nga TopAlbania Radio do të performojnë: DJ Aldo , Dori DJ, DJ Olti.
Për Italinë do të performojnë: Provenzano DJ, Molella, Danijay.
Ky Festival do të transmetohet drejtpërdrejt nga Digitalb dhe Radio M2O në Itali.
m.s/NOA