Izraeli: Takimi Obama-Netanyahu Zhvillohet Brenda Këtij Muaji
JERUSALEM, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të takohet me presidentin amerikan, Barack Obama deri në fund të këtij muaji, njoftoi sot një zyrtar i lartë izraelit.
"Kryeministri Netanyahu do të niset drejt Shtëpisë së Bardhë deri në fund të këtij muaji për një takim me presidentin amerikan Obama", deklaroi për AFP zyrtari i lartë izraelit.
"Data e saktë e takimi nuk është përcaktuar ende. Fillimisht, ai duhet të shkonte në SHBA në fillim të muajit, por u detyrua të ndryshonte planin", shtoi zyrtari.
Më datë 31 maj, Netanyahu e ndërpreu vizitën e tij zyrtare në Kanada dhe shtyu takimin e tij të nesërm me Obamën, pas një sulmi të komandove izraelite kundër një flotiljeje me ndihma humanitare ndërkombëtare me destinacion Rripin e Gazës, ku mbetën të vdekur nëntë persona nga pasagjerët në bordin e anijeve.
Sipas radios publike izraelite, Netanyahu do të zhvillojë sot një takim me shtatë ministrat e kabinetit të tij të ''emergjencave'' për të diskutim mbi kushtetutshmërinë e një komisioni juridik hetimi mbi sulmin./
/i.p/