English

Jemi në krizë ekonomike, italianët kurohen më pak

Romë, 9 Qershor, NOA – Kriza ekonomike që ka prekur botën përvec uljes së tërësishme të shpenzimeve i ka çuar qytetarët edhe në ngrirjen e shpenzimeve për tu kuruar.

Sipas një studioje të njohur italiane Censis, kriza reale që ka prekur qytetarët e përtej Adriatikut, i çon ata më pak tek mjeku, shpenzohet shumë më tepër, por jo për terapi kuruese.

Në studimin e kësaj studioje mjekësore që bën pjesë edhe në kongresin kombëtar të sindikatës së mjekëve të spitaleve Anaao Assomed, 39 përqind e italianëve kanë deklaruar se në 2009-ën kanë harxhuar më tepër për tu vizituar e marrë kurim për shqetësimet e tyre shëndetësore.

Por, sikundër bën të ditur studimi përballë kësaj krize të rëndë që ka kapur popullsinë italiane 18,2 përqind e italianëve të grupmoshave të ndryshme kanë pohuar se iu është dashur të heqin dorë nga kurat mjekësore, të cilat kushtojnë jo pak, pikërisht për arsye ekonomike.

mit/NOA
KOMENTE