Romë, 9 Qershor, NOA - Arkeologët e Universitetit “La Sapienza” të Romës, kanë zbuluar në Jordani, pallatin mbretëror në qytetin kala të Kirbet-Batravi i cili midis viteve 2900-2300 para erës sonë, ka kontrolluar rrugët e tregtisë së shkretëtirës.
Një raport i zbulimit, i bërë në bashkëpunim me Departamentin e Antikitetit të Jordanisë, tregoi sesi zbulimi i pallatit mbretëror është i një rëndësie të veçantë sepse dëshmon se Al-Batravi ishte një qytet-shtet i vërtetë, një nga të parët në rajonin e shkretëtirës dhe jo një grumbullim i fshatrave.
Në disa dhoma të tij u gjetën objekte me vlera të shquar historike, qeramikë në kushte të jashtëzakonshme të cilat përfaqësojnë grupin më të plotë të formave të gjetura në Lindjen e Mesme.
Ndër objektet më interesante, është ai që përmban 4 boshte bakri (një metal shumë i çmuar për këtë kohë), i cili tregon sesi posedimi i tij për një mbret të mijëvjeçarit të tretë para erës sonë, ishte një shenjë e pushtetit të madh.
n.e/NOA