English

Kolumbi - Vizitë Dyditore E Sekretares Amerikane Të Shtetit Në Vend

BOGOTA, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton mbrëmjen e djeshme në Bogota për një vizitë dyditore në Kolumbi, ku së bashku me presidentin vendas Alvaro Uribe, do të kërkojë përpjekje të forta në luftën kundër trafikantëve të lëndëve narkotike dhe një marrëveshje për tregti të lirë, njoftoi sot një televizion lokal. Avioni zonjës Clinton, që vinte nga Kito, u ul mbrëmë fillimisht në një bazë ushtarake në afërsi të Bogotasë. Sot, ajo do të takohet me presidentin Uribe dhe dy kandidatët për zgjedhjet presidenciale,turi i dytë i të cilave është parashikuar për më datë 20 qershor, Juan Manuel Santos dhe Antanas Mockus. Kolumbia është vendi që në kushtet e ndihmës amerikane ka kryesimin në rajon, në kuadër të 'Planit Kolumbia' të luftës kundër gueriljeve dhe trafikut të drogës, përmes të cilit Uashington ka derdhur më tepër se dhjetë milionë dollarë drejt Bogotasë, që prej vitit 2000. Bogota dhe Uashingtoni kanë nënshkruar në vitin 2009 një marrëveshje shumë të kundërshtuar nga fqinjës e Kolumbisë, kryesisht Venezuela, që i mundëson ushtrisë amerikane të ketë akses në të paktën shtatë baza ushtarake në Kolumbi./ /i.p/
KOMENTE