Tiranë, 9 qershor, NOA - Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit ka vendosur sot që seancat parlamentare të zhvillohen paraditen e çdo të enjteje.
Në mbledhjen ku kanë qenë i pranishëm dhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste është diskutuar dhe për emërimet në vendet vakante të komisioneve të deputetëve të Partisë Socialiste.
“Në mbledhje u shqyrtuan propozimet e ardhura sot nga grupi parlamentar i PS-së, për vendet vakante për Nënkryetarin e Kuvendit dhe për kryesitë e disa komisioneve”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Gjithashtu kryetarët e grupeve parlamentare shqyrtuan dhe kalendarin tre javor të punimeve që përfshinë datat 14 qershor deri në 1 korrik.
m.xh/NOA