Kriza - Finlanda Hyn Sërish Në Recesion
(Ritrasmetim i lajmit me korrigjim)
HELSINKI, 9 qershor /ATSH-ANSA/ - Finlanda ka hyrë sërish në recesion pasi në tremujorin e parë, sipas statistikave zyrtare të publikuara sot, PBB-ja e Helsinkit ka pësuar një rënie me 0.4 për qind, duke shënuar rënien e dytë tremujore radhazi.
Në tremujorin e katërt ekonomia finlandeze, që doli nga recesioni në tremujorin e tretë të vitit 2009, pësoi një rënie me 0.2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në bazë vjetore, PBB-ja finlandeze ka pësuar një rënie me 0.8 për qind.
Finlanda, shumë e ndikuar nga eksportet, u godit shumë rëndë nga kriza botërore, madje vitin e kaluar regjistroi recesionin më të rëndë të Eurozonës.
Megjithatë parashikimet e fundit zyrtare flasin për rifillimin e rritjes brenda vitit 2010, +1.1 për qind për Ministrin e Financave, por rritja do të jetë e ngadaltë dhe papunësia parashikohet të mbetet në nivele të larta, rreth 9-10 për qind.
/e.v/