English

Kriza - Hungari - Ekonomia Në Rritje, Pbb Në Tremujorin E Parë +0.9%

ROMË, 9 qershor /ATSH-ANSA/ - Prodhimi i Brendshëm Bruto i Hungarisë është rritur në tremujorin e parë me 0.9 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, kur kishte regjistruar vetëm 0.2 për qind rritje, njoftoi zyra statistikore e Budapestit, cituar nga agjencia e lajmeve Bloomberg. Në bazë vjetore ekonomia hungareze është rritur me 0.1 për qind. Sipas parashikimeve të Bankës Qendrore të Budapestit, ekonomia e vendit mund të rritet me 0.9 për qind këtë vit, me 3.2 për qind në vitin 2011 dhe 3.9 për qind në vitin 2012. Vitin e kaluar PBB-ja pësoi një rënie me 6.3 për qind, tkurrja më e madhe që prej vitit 1991. /e.v/
KOMENTE