Kroaci - Policia Arreston Një Të Dyshuar Për Vrasjen E Gjingjiçit
ZAGREB, 9 qershor /ATSH-MIA/ - Policia kroate arrestoi dje në mbrëmje në rajonin e Zagrebit pjesëtarin e klanit të Zemunit, Sretko Kaliniç, i cili është një ndër të dyshuarit për atentatin ndaj ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç.
Zëdhënësi i policisë kroate, Krunoslav Borovec kumtoi se Kalinië është gjetur me plagë nga armë zjarri në afërsi të liqenit afër Rakitjas duke shtuar se ai, sipas të gjitha gjasave, është plagosur gjatë larjes së hesapeve mes pjesëtarëve të krimit të organizuar serb.
Sipas Borovec, Kaliniç i është afruar një kalimtari të rastit, ka kërkuar ndihmë nga ai dhe më pas ka humbur ndjenjat.
Media kroate njofton se Kaliniç ishte plagosur nga bashkëpunëtori i tij Milosh Simoviç, të cilin Gjykata e Beogradit, në mungesë, e ka dënuar me 40 vjet burg për shkak të pjesëmarrjes në vrasjen e Gjingjiçit.
Kaliniç dhe Simoviç, që prej atentatit ndaj Gjingjiçit, në vitin 2003, ndodhen në arrati./
a.jor.