Luiziana, 9 Qershor, NOA – Për herë të katërt, presidenti amerikan Barak Obama, parashikohet që javën e ardhshme ta vizitojë sërish Luizianën në kuadrin e inspektimeve për ndaljen e rrjedhjes së naftës në det, ku gjatë këtij turneu dy-ditor, parashikohet që Obama të vizitojë Misisipin, Alabamën dhe Floridën.
Presidenti Obama gjatë vizitës së tij të fundit në këtë rajon ka thënë se situata e krijuar nuk është aspak e lehtë dhe se “British Petrolium”, kompania që merret me nxjerrjen e naftës në këtë zonë, duhet të mendohet mirë për kompensimin e banorëve të dëmtuar prej kësaj fatkeqësie natyrore.
“Ata kanë obligime morale dhe ligjore në këto zona për dëmet që janë bërë dhe nuk dua të dëgjoj se sa para po shpenzojnë me aksionerët, apo shpenzimet për reklamat televizive, kur ata po paguajnë shuma tejet të vogla për peshkatarët apo bizneset e vogla këtu të cilët po përballen me vështirësi”, apeloi Obama nga bregdeti i Luizianës.
n.e/NOA