Okb Sanksionon Iranin Për Të Katërtën Herë Për Programin Bërthamor
NJU JORK, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot me sanksione Iranin, për të katërtën herë që prej vitit 2006, për ta bindur të ndërpresë aktivitetet bërthamore dhe për të siguruar komunitetin ndërkombëtar për natyrën paqësore të programit të tij bërthamor.
Këshilli i Sigurimit miratoi për këtë qëllim rezolutën 1929, hartuar nga SHBA-ja dhe bashkënegociatorët si Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe me 12 vota pro, dy kundër dhe një abstenim.
Brazili dhe Turqia votuan kundër, Libani abstenoi.
Kjo rezolutë parashikon se Irani nuk mund të investojë në vende të tjera për disa aktivitete të ndjeshme si mina uraniumi dhe që anijet e tij mund të inspektohen në det.
Projekti ndalon gjithashtu shitjen e tetë tipeve të reja të armatimeve të rënda, veçanërisht tanke, Iranit./
/ec/ a.jor.