English

Pakistan - Talebanët Sulmojnë Autokolonën E Nato-S, Të Vrarë

ISLAMABAD, 9 qershor /ATSH-ANSA/ - Një komandë talebanësh sulmoi në mbrëmje në periferi të Islamabadit një autokolonë me të paktën 30 kamionë dhe autocisterna që ishin gati për t'u nisur drejt Peshawarit me furnizime për forcat e NATO-s në Afganistan, duke i shkatërruar gati të gjitha mjetet dhe duke shkaktuar vdekjen e të paktën tetë personave. Televizionet pakistaneze treguan sot imazhet e zjarrit të madh dhe të shpërthimeve që u shkaktuan gjatë sulmit të talebanëve, të cilët e nisën operacionin e armatosur në Rawalpindi, pikërisht kur autokolona ishte gati për t'u nisur drejt Afganistanit. Pasi i vunë zjarrin automjeteve dhe pasi vranë shumë shoferë dhe agjentë të sigurisë, para se të largoheshin talebanët hapën zjarr edhe mbi forcat pakistaneze të policisë të cilat mbërritën në vendngjarje, duke mos i lejuar zjarrfikësit të shuajnë zjarrin, çka bëri që pjesa më e madhe e karburantit, ushqimeve dhe materialit ndërtimor të shkatërrohej. Talebanët - theksojnë sot mediat pakistaneze - i kanë sulmuar shpesh herë automjetet me furnizime për forcat e NATO-s, por sulmi i sotëm kishte përmasa të pazakonta. /e.v/
KOMENTE