English

Pas sherrit me grushte i zënë pritë me armë

Durrës, 9 qershor, NOA - Një sherr i zakonshëm për motive të dobëta është kthyer në histori të gjatë dhune mes tre të rinjve. Shtetasi 23 vjeçar ne inicialet M.G nga Sukthi i Durrësit është konfliktuar me 24 vjeçarin Markelan Jaholli. Por edhe pas zënkës me sende të forta dhe përplasjes fizike, Jaholli nuk e ka lënë më kaq debatin.

Së bashku me një shokun e tij, Bensik Kubeja, 34 vjeç, kanë marrë një automatik dhe i kanë zënë prit 23 vjeçarit M. G me qëllim për ta vrarë.

Sipas policisë së Durrësit dy të personat kanë qëlluar disa herë në drejtim të shtetasit me inicialet M. G, por pa mundur t’i shkaktojnë dëme nga arma e zjarrit.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19.30, 23 vjeçari është shtruar në Spitalin Rajonal të Durrësit si pasojë e dëmtimeve që ka marrë nga goditjet me mjete të forta gjatë sherrit.

Gjendja e tij e rënduar shëndetësore ka bërë që policia të nis hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Policia ka shpallur në kërkim Markeljan Jahollin, së bashku me Besnik Kubenë, të dy banues në Sukthin e Ri në Durrës. Akuza ndaj tyre është tentativë vrasje.

m.xh/NOA

KOMENTE