English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 9 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Shefi i ICO-s, Peter Feith, dhe ai i EULEX-it, Yves de Kermabon, raportojnë para vendeve të BE-së - EULEX-it i vazhdohet mandati deri në vitin 2012 - Yves de Kermabon ka konfirmuar se deri në fund të vitit largohet nga Kosova. Peter Feith në cilësinë e ICR-së pret shtim të konsiderueshëm të njohjeve të pavarësisë së Kosovës pas shpalljes së mendimit të GJND-së. Edhe BE-ja dëshiron t'i shohë autoritetet e Kosovës ta luftojnë korrupsionin, por në mënyrë të sinqetë Tituj të tjerë: Thaçi paralajmëron masa ndaj të korruptuarve Opozita s'e pranon Thaçin si prijës të luftës kundër korrupsionit "EULEX-i të punojë me fakte, drejtësia vendëse të forcohet" (Deklaratë e kryeparlamentarit Krasniqi) Kritika Sejdiut për mosdeklarim të plotë të pasurisë Suedia arreston edhe një serb të dyshuar për krime Basescu: Nuk kemi qëndrim ndryshe për Kosovën Foto lajmi: Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka porositur të martën udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë kosovare që ta luftojnë korrupsionin, sepse, siç ka thënë ai, "korrupsioni nuk mund të luftohet nga askush tjetër". "Express" Fajtorët për korrupsion ndëshkohen - Kryeministri Hashim Thaçi, në një adresim publik tha se qytetarët sot mund të jenë të zhgënjyer dhe pranoi se ka një krizë besimi ndaj politikës. Por, premtoi se korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk do të tolerohen. Nëse dyshimet aktuale do të dëshmojnë se janë bërë keqpërdorime, Kryeministri tha se do të ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj atyre që gjenden fajtorë. Tituj të tjerë: Kush është Inerevropa - Drejtuesit e Kompanisë që ia dërgoi EULEX-in në derë Ministrit Fatmir Limaj thonë se janë të mirë në shtrimin e rrugëve, por nuk tregojnë vëllimin e punës së realizuar dhe qarkullimin vjetor në këtë resor. Opozita për Qeverinë - Farsë dhe dorëheqje Kosovarët në udhëheqje - Pieter Feith dhe Yves de Kermabon kanë deklaruar në Bruksel se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të udhëhiqet nga institucionet kosovare. Detyra jonë - Presidenti Fatmir Sejdiu thotë se lufta kundër korrupsionit duhet të bëhet nga institucionet e vendit. "Zëri" U gjetën hajnat! - Prokuroria Speciale ka ngushtuar pistën e hetimeve për vjedhjen në Policinë e Kosovës, duke identifikuar disa të dyshuar Tituj të tjerë: Reduktimi i KFOR-it kalon nga veriu - Zyrtarë diplomatikë ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë e konsiderojnë të nevojshme që reduktimi i paqeruajtësve të KFOR-it të shkojë në korrelacion me situatën e sigurisë në veri të Kosovës Të dokumentohen hetimet Thaçi kërkon mbështetjen e popullit Editoriali - Thaçi kundër Thaçit! Mandati i EULEX-it deri në vin 2012 Zgjedhjet, zgjidhin krizën - Zgjedhjet e parakohshme vlerësohen si mënyra e vetme për kthimin e normalitetit në institucione "Bota Sot" Thaçi: Pavarësisë së mbikëqyrur po i vjen fundi - Kryeministri thotë të përgatitemi për sfidën e re që po vjen nga Beogradi Tituj të tjerë: Sejdiu: Korrupsioni mund të luftohet vetëm nga gjyqësia e prokuroria Alston: Nuk besoj se UÇK-ja ka bërë trafikim të organeve - Intervistë me z. Philip Alston, raportues special i OKB-së për hetimin e krimeve në konflikte EULEX-i - Për shqiptarët 20 persekutorë, për serbët asnjë - EULEX-i mision i ndarjes dhe i korrupsionit Shteti i burgosur NATO (a e) redukton KFOR-in në Kosovë - Editoriali "Tribuna shqiptare" BE vendos edhe zyrtarisht për zgjatjen e mandatit të EULEX-it - Ndihma vazhdon - Bashkimi Evropian vendosi për zgjatjen e mandatit të misonit EULEX në Kosovë, deri në muajin qershor të vitit 2012 Tituj të tjerë: Letër qytetarëve - kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, iu ka drejtuar me një letër qytetarëve të Kosovës. Peticion për UÇK-në - Në Maqedoni do të nisë aksioni për grumbullimin e nënshkrimeve për krijimin e ligjit për UÇK-në. Ministrat injorojnë deputetët Kultura e keqe për shtatoret "Infopress" Reforma vazhdon - Qeveria e përkushtuar të thellojë edhe më tutje reformat Tituj të tjerë: S'ka ndarje - Bentler: Integriteti i Kosovës do të jetë i garantuar, sepse kjo është pjesë edhe e marrëveshjes së Kumanovës Bashkimi Evropian, të martën ka vendosur që misionit të EULEX-it në Kosovë, t'i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2012 Klinton në ofensivë për Kosovën Mospolitizimi i drejtësisë Samiti i Prizrenit më 26 qershor Vdiq shkrimtari Rexhep Zogaj Editorial - Humbja e ndërgjegjes! "Epoka e Re" Kryeministri Hashim Thaçi me një fjalim u është drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës - Ecim tutje - Pavarësisë së mbikëqyrur po i vjen fundi Tituj të tjerë: Dy fjalë disa gjelave tanë të "opozitës" - Pra, përkraheni tash Thaçin "Baba" s'ka kërkuar heqjen e Lidhjes së Prizrenit nga emblema - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, i ka dërguar një letër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, në lidhje me vendimin për emblemën e komunës Kermabon: Hetimet në Kosovë nuk e trandin Qeverinë "Lajm" Qeveria nuk ka ndjeshmëri për shpenzimin e parasë publike - Me 24 zëvendësministra! Tituj të tjerë: Pozita dhe opozita - EULEX-i të veprojë fuqishëm dhe shpejt Deklarimi i pasurisë, të dyshimtë edhe gjyqtarët - Shtëpia, dhuratë e dyshimtë Kosova nuk ka kushte për investitorët e huaj - S'ka investime QKUK - Pa klinikë për të djegurit "Kosova Sot" Nesër, prova e tretë për marrëveshjen 20 milionëshe - Kryeparlamentari Krasniqi kritikoi shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së për dy dështimet e para të ratifikimit të marrëveshjes 20 milionëshe. Tituj të tjerë: Ankohen tek EULEX-i për tenderë Korrupsionin e lufton vetëm gjyqësori i paanshëm Priten njohje të konsiderueshme pas GJND-së Editoriali - KFOR, 11 vjet pas /s.s./
KOMENTE