Policia - Ekstradohet Nga Italia Nje Shtetas I Denuar Per Prodhim Dhe Shitje Te Lendeve Narkotike
TIRANE, 9 Qershor/ATSH/. - Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye sot pasdite ekstradimi nga Milano, Itali, drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Stefan Nasi Petani, 45 vjeç, lindur në Fier.
Burime nga Policia e Shtetit bene te ditur se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 27.04.2006, e ka dënuar kete shtetas me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve" dhe "Kultivimit të bimëve narkotike".
Ky shtetas është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë më 17.12.2009.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, është bërë i mundur ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Stefan Petani. Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /a.ke/