English

Robert Gates Kritikon Be-Në Se E Mban Larg Turqinë Nga Perëndimi

LONDËR, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, u shpreh sot në Londër se refuzimi Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Turqisë është pjesërisht përgjegjës për keqësimin e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Izraelit. Keqësimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit është një burim shqetësimi, deklaroi Gates për gazetarët. Ngadalësia e bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë në BE ka kontribuar në mbajtjen larg të Turqisë nga qëndrimet perëndimore, shtoi ai. Disa vende evropiane nuk kanë pranuar t'i japin Turqisë llojin e lidhjes organike me Perëndimin që ajo kërkon, vazhdoi ai. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit janë keqësuar ndjeshëm pas një sulmi izraelit më 31 maj kundër një flotiljeje me ndihma për Gazën, ku u vranë nëntë turq. Bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE, të hapura në vitIn 2004, kanë mbetur në vend që prej disa muajve. Deri tani, janë hapur vetëm 12 nga 35 kapitujt e anëtarësimit dhe është mbyllur vetëm një ndër 35 kapitujt. /I.Pu.
KOMENTE