Salehi: Irani Do T'I Përgjigjet Pyetjeve Të Uashingtonit, Parisit Dhe Moskës Për Programin Bërthamor
IRAN, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Irani ka marrë përgjigje me shkrim nga SHBA-ja, Rusia dhe Franca për marrëveshjen tripalëshe Iran-Turqi-Brazil në lidhje me këmbimin e uraniumit dhe do t'i përgjigjet pyetjeve të bëra, deklaroi sot, Ali Akbar Salehi, shefi i programit bërthamor irnian, sipas agjencisë së lajmeve ''Isna''.
"Përgjigja iu dorëzua sot Iranit (...) tre vendet, SHBA-ja, Rusia dhe Franca iu përgjigjën të ndarë'', deklaroi Salehi, shef i organizatës iraniane për energjinë bërthamore (OIEA).
"Ne do ta shqyrtojmë këtë çështje ( ...) dhe do të shprehim qëndrimin e Iranit pas shqyrtimit të plotë'', shtoi ai.
"Përgjigja e grupit të Vjenës, SHBA, Rusi, Francë përsa i përket deklaratave për këmbimin e lëndës djegëse bie në kundërshtim me veprimet e ndërmarra në Nju Jork'', konfirmoi Salehi.
Ai iu referua votimit të parashikuar sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një projektrezolutë të përgatitur nga SHBA-ja për riforcimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit që refuzon të ndërpresë programin e pasurimit të uraniumit./
/ec/ a.jor.