English

SHBA: BE po e shtyn Turqinë drejt Lindjes

Londër, 9 qershor, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se nuk preferojnë të ndërhyjnë në vendimet e Bashkimit Europian. Megjithatë për rastet specifike duket se bëjnë dhe përjashtime. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, tha sot se Bashkimi Evropian e ka shtyrë Turqinë drejt Lindjes me ngurrimin e vet për ta pranuar këtë vend si anëtar.

Duke folur në Londër, Gejts tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët duhet të "mendojnë gjatë dhe shumë përse" kanë ndryshuar politikat në Turqi dhe çka mund të bëhet që liderët turq t'i forcojnë lidhjet me Perëndimin.

Gejts gjithashtu ngriti shqetësimin për përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Izraelit pas vërsuljes vdekjeprurëse izraelite në flotiljen humanitare që lundronte në Gaza, ku u vranë nëntë aktivistë turq pro-palestinezë.

m.xh/NOA

KOMENTE