English

Shba - Negociatat E Paqes Në Lindjen E Mesme Në Rend Të Takimit Obama-Abbas

UASHINGTON, 8 qershor /ATSH-AFP/ - Barack Obama pret sot liderin palestinez, Mahmoud Abbas për një takim informues mbi negociatat e ndërmjetësuara të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve të mbikëqyrura nga SHBA-ja, një javë pas një sulmi të përgjakshëm izraelit kundër një flotiljeje ndërkombëtare me ndihma humanitare drejt Rripit të Gazës. Vizita e presidentit të Autoritetit Palestinez në Shtëpinë e Bardhë duhet të pasonte një vizitë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, por ky i fundit e ndërpreu turin e tij në Amerikën Veriore për të kryesuar situatën dhe shmangur pasojat e sulmit izraelit ndaj flotijes, ku mbetën të vdekur nëntë persona, më 31 maj në ujëra ndërkombëtare. Pa e shprehur saktësisht dënimin e sulmit, presidenti Obama deklaroi se "status kouja në Lindjen e Mesme është e papërballueshme". Veç negociatave të ndërmjetësuara, të ashtuquajtura ''përafrimi" të cilat kanë filluar që prej një muaji, po ashtu edhe sinjalet për rezultate që para lidhen me këtë çështje janë pjesë parësore e politikës së Jashtme të Obamës, situata humanitare në Gaza duhet të jetë në rend të ditës në takimin mes dy liderëve, sipas një zyrtari të lartë amerikan./ /i.p/
KOMENTE