Shba - Obama: Sanksionet I Dërgojnë Një Mesazh Pa Ekuivok Iranit
UASHINGTON, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama konfirmoi sot se sanksionet e reja të miratuara nga OKB kundër Iranit për programin bërthamor, i dërguan një mesazh pa ekuivok autoriteteve në Teheran duke theksuar se dialogu diplomatik është akoma i mundur.
"Kjo rezolutë do të mundësojë vendosjen e sanksioneve më të ashpra me të cilat është përballur ndonjëherë qeveria iraniane dhe kjo rezolutë është një mesazh për angazhimin e komunitetit ndërkombëtar për t'i dhënë fund përhapjes së armëve bërthamore'', theksoi Obama.
Ai shtoi gjithashtu se ''sanksionet nuk do të ndryshojnë qëndrimin e Iranit në lidhje me programin bërthamor në një natë, por shprehu besim që për të mirën e popullit iranian, autoritetet iraniane të ndryshojnë politikën e tyre''.
"Votimi i sotëm ilustron koston më të lartë që shoqëron papajtueshmërinë iraniane'', theksoi Obama disa orë pas votimit të serisë së katërt të sanksioneve kundër Iranit nga Këshilli i Sigurimit./
/ec/ a.jor.