Shënim - Greqia Hedh Poshtë ''Hamendësimet'' Për Largim Nga Zona Euro
ATHINË, 9 qershor /ATSH-AFP/ - Ministri grek i Financave, Jorgo Papakonstantinu hodhi poshtë kategorikisht mundësinë dhe hamendësimet lidhur me largim ''eventual'' të Greqisë nga zona euro.
"Bëhet fjalë për hamendësime që nuk kanë asnjë bazë, dhe janë vetëm spekulime (...), të gjitha të pamundura (...) dhe qesharake", deklaroi Papakonstantinu gjatë një konference për shtyp.
Shumë media greke kanë përmendur ditët e fundit, lidhur me shqetësimet e shkaktuara nga situata e ekonomisë hungareze, kanë publikuar se Greqia mund të largohet nga zona euro, pavarësisht masave ekonomike të miratuar nga në maj nga qeveria dhe të këshilluara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, (FMN) dhe BE-ja në këmbim të huave.
Ndërkohë që kompania amerikane e të dhënave financiare 'Bloomberg' zhvilloi një sondazh që u publikua sot dhe sipas rezultateve të tij rezulton se Greqia do të jetë e detyruar të heqë dorë nga euroja, përgjigje që u dha nga 41 për qind të investitorëve dhe analistëve financiarë të pyetur gjatë një sondazhi.
Pyetjes nëse vendi do të dalë nga zona euro, 24 për qind e financierëve iu përgjigjën se kjo rrugëzgjidhje është "shumë e mundshme" dhe 17 për qind "mjaft e mundshme", kundrejt 23 për qind të cilët e shohin si "pak të mundshme" dhe 34 për qind "të pamundur".
I pyetur mbi sondazhin, Papakonstantinu u përgjigj se nuk kishte lidhje me ''ndërrim apo ristrukturim të borxhit" të Greqisë.
"Pjesa më e madhe e investitorëve nuk i përfillin përpjekjet tona të deritanishme dhe rezultatet e planit të përballimit të situatës ekonomike, që do të jenë të dukshme besoj së afërmi dhe jam i bindur se klima do të ndryshojë", theksoi ministri.
"Është e qartë, sipas presidentit të FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, komisionerit të BE-së për Zgjerimin, Olli Rehn dhe Presidentit të Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, Greqia po e zbaton në mënyrë shumë të drejtë dhe të kënaqshme planin e saj ekonomik'', theksoi ministri .
"Nuk ka absolutisht asnjë rrezik për këtë plan", përfundoi ministri grek./
/i.p/