English

Spanjë - Princi I Asturias Për Letërsinë Në Vitin 2010 I Jepet Libanezit Malouf

MADRID, 9 qershor /ATSH-ANSA/ - Çmimi Princi i Asturias për Letërsinë në vitin 2010 i është dhënë sot shkrimtarit libanez Amin Malouf, njoftoi juria që jep çmimin. Maluf, 61 vjeç, i cili jeton në Francë që prej vitit 1976, u cilësua nga juria si "një nga shkrimtarët bashkëkohor që e paraqiti thellësisht kulturën mesdhetare si një hapësirë simbolike të bashkëjetesës dhe tolerancës". Çmimi Princi i Asturias shoqërohet edhe me një shumë prej 50 mijë eurosh. Në vitin 2009 i njëjti çmim iu dha shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. /e.v/
KOMENTE