English

Sport-Botëror/ Frika Nga Atentatet Lë Në Shtëpi Gratë E Futbollistëve

- Gratë e lojtarëve të Holandës dhe Italisë do t'i ndjekin ndeshjet nga TV -. TIRANË, 9 Qershor /ATSH/ - Stadiumi është i ndaluar për gratë e futbollistëve në Kampionatin Botëror të Afrikës. Frika nga aktet terroriste të paralajmëruara prej kohësh nga ana e Al-Kaedës ka bërë që shumë ekipe Kombëtare të shkojnë në Kupën e Botës të pa shoqëruar nga gratë apo mikeshat e tyre. Shërbimi i fshehtë i Irakut bëri të ditur para rreth dy javësh se një celulë e terroristëve të Al-Kaedës do të kryente një atentat në ndeshjen midis Holandës dhe Danimarkës, të planifikuar për të hënën e ardhshme. "Është e trishtueshme, por ne duam që gratë tonë të mos kenë asnjë rrezik", - tha sulmuesi i Holandës, Dirk Kajt. Për këtë arsye të gjithë futbollistët e Holandës vendosën në unison, që mos i merrnin gratë e tyre në Botëror. Edhe shumica e grave të lojtarëve të Italisë, kampione në fuqi, të botës do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. /gj.m/f.n/
KOMENTE