Uashington, 9 Qershor, NOA – Zv/ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Xhejms Stajnberg, ka theksuar se Maqedonia duhet të fokusohet drejt ardhmërisë së saj në NATO dhe Bashkimin Evropian.
“Unë e kuptoj se hezitimin e kryeministrit për të marrë vendime të vështira, është gjithmonë e vështirë një situatë e tillë. Është e vështirë, kur ju e dini se cila është zgjedhja juaj e parë, të përpiçeni të gjeni pikat e përbashkëta, por unë mendoj se është e rëndësishme që udhëheqja maqedonase të përqendrohet në çmimin, i cili është një e ardhme e qëndrueshme në kuadër të NATO dhe BE", ka theksuar Stajnberg në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
Ai ka nënvizuar se SHBA-të e mbështesin ndërmjetësin e OKB-së, Metju Nimic, për zgjidhjen e kontestit të emrit, i cili sipas administratës amerikane po luan rol të rëndësishëm në këtë proces.
Stajnberg ka theksuar se edhe kryeministri grek Jorgos Papandreu ka drejtuar mesazhe pozitive me vizionin e tij për integrim të plotë të Ballkanit në BE dhe NATO deri në vitin 2014, duke shprehur me këtë mbështetjen që e jep për ardhmërinë e Maqedonisë në këto dy organizata.
NOA-INA