English

Starton nesër edicioni i filmit të shkurtër “48 Hour Film project”

Tiranë, 9 Qershor, NOA – Starton ditën e nesërme edicioni i “48 Hour Film project”, me një aktivitet të posaçëm në Stacionin e Trenit në kryeqytet.

Organizatorët e tij bëjnë me dijeni se “48 Hour Film Project" do të jetë një festival i jashtëzakonshëm i filmit të shkurtër, në termin e angazhimit të të gjithë të rinjve kineastë, profesionistë dhe amatorë të filmit, duke nxitur prodhimin dhe promovimin e filmave dhe kineastëve të rinj shqiptarë në Shqipëri dhe në botë.

Sipas të dhënave, “Tirana 48 Hour Film Project" filloi në maj të vitit 2001 në Uashington dhe tashmë është shtrirë në 86 kryeqytete.

Kanë marrë pjesë deri tani rreth 6 milion artistë, kineastë dhe krijues nga e gjithë bota, ndërsa në Shqipëri, producent i tij është Robert Aliaj Dragot.

Ndërkaq, filmat e realizuar nga grupet e kineastëve parashikohet që të shfaqen gjatë datave 18-19 qershor në Teatrin Kombëtar, ku një juri e përbërë nga personalitete të sukseshme të kinematografisë shqiptare, do të shpallë edhe çmimet fituese.

n.e/NOA

KOMENTE