Tiranë, 9 qershor, NOA Update – Në strukturën e re të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk ka asnjë përfaqësues të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe. Emërimet e fundit të bëra sot kanë përcaktuar në poste kyçe të grupit të PS dhe në komisionet parlamentare deputetë që njihen si mbështetës të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe deputetët që kishin pozicione të spikatura gjatë grevës së urisë.
Sipas njoftimi të Partisë Socialiste në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar Socialist u diskutua mbi rendin e ditës për seancën e nesërme të Kuvendit të Shqipërisë, si edhe u miratua përbërja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
“Në këtë mbledhje u caktuan gjithashtu edhe Kryetarët apo Nënkryetarët e Komisioneve të përhershme të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të PS.
Përbërja e Kryesisë të Grupit Parlamentar:
Erjon Braçe - Nënkryetar
Vasilika Hysi - Nënkryetare
Saimir Tahiri- Nënkryetar
Eduard Shalsi - Nënkryetar
Taulant Balla - Sekretar i Grupit Parlamentar
Drejtuesit e komisioneve të Parlamentit
Namik Dokle - Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Fatmir Xhafa - Nënkryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Mimi Kodheli - Nënkryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat
Arta Dade - Nënkryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme
Ermelinda Meksi - Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian
Ilir Gjoni - Nënkryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare
Et'hem Ruka - Kryetar i Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetin
Ilir Beqaj - Nënkryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Valentina Leskaj - Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
m.xh/NOA